Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Nga e mërkura deri të premtën do të bëhet deratizimi i territorit të Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Gjatë disa ditëve, më saktë më 20.03.2019 (e mërkurë), 21.03.2019 (e enjte) dhe 22.03.2019 (e premte) do të bëhet deratizimi (trajtimi kundër minjëve) në territorin e Komunës së Kumanovës. Trajtimi do të bëhet me vendosjen e kurthave në kapakët e pusetave në rrjetin ekzistues të kanalizimit, kurse do të përfshihen edhe kapakët që shërbejnë për mbledhjen e ujrave atmosferik.

Në rast se trajtimi nuk bëhet për shkak të kushteve të pa volitshme atmosferike, i njëjti do të prolongohet për ditën e nesërme.

Preparati që do të shfrytëzohet bënë pjesë në grupin e antikoaguluesve dhe do ta ketë formën e bllokut të parafinit. U tërhiqet vërejtja qytetarëve që të mos lëvizin afër kurtheve të vënë, e nëse e gjejnë rodenticidin në vend  të hapur, të mos e prekin.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст