Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sektori për tatime dhe taksa pranë Komunës së Kumanovës njofton të gjithë tatimpaguesit që nuk e kanë marrë aktvendimin për tatim në pronë për vitin 2021 që të shkojnë në objektin e Sektorit përballë stadiumit të qytetit, në ish objektin e Kozjakut dhe ta marrin atë.

Njëkohësisht, njoftohen të gjithë tatimpaguesit në përputhje me ndryshimet ligjore në Ligjin për tatimin në pronë, gjegjësisht në përputhje me Ligjin për ndryshimin e ligjit për tatimin në pronë ("Gazeta Zyrtare e RMV", nr. 151/21 nga 06.07.2021) neni 4 me të cilin ndryshohet neni 9 i Ligjit për tatimin në pronë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 61/04, 92/07, 102/08, 35/11, 53/11, 84/12, 188/13, 154/15, 192/15, 23/16), do të ulet vlera e përcaktuar e truallit (oborrit) në të cilin gjendet objekti ku banon tatimpaguesi.

Sipas asaj që u tha më lartë, qytetarët do të detyroheshin të dorëzonin një kopje të letërnjoftimit dhe një kopje të certifikatës së pronës, si dëshmi se ata banojnë në objekt dhe toka i përket të njëjtit objekt, pra Vërtetim për të gjithë pronën që ata kanë.

Për të gjitha informatat më të detajuara personat mund të kontaktojnë në objektin e Komunës së Kumanovës, Sektori për tatime dhe taksa.

Sektori për tatim dhe taksa
Komuna e Kumanovës

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст