Njoftim nga mbledhja e dyzetë e katërt e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 02.06.2020 (e martë)
Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, masa dhe konkluzione:
- I Kërkohet Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të shqyrtojë se a respektohet protokolli për verifikim dhe shërim të pacientëve suspektiv dhe pozitiv me COVID 19. Mendojmë se mos përmbajtja e protokollit mund të çojë në rrezikim epidemiologjik të Komunës së Kumanovës dhe të punësuarit në IPSH Spitali i Përgjithshëm Kumanovë dhe kërkojmë që t’u apelohet mjekëve amë nga Komuna e Likovës që t’u përmbahen protokolleve për shërim sa më të shpejtë të të sëmurëve dhe parandalim të përhapjes së epidemisë nga komuna fqinje në Komunën e Kumanovës.
- Për shkak të situatës së krijuar rishtazi dhe rritjes së numrit të të prekurve me virusin COVID 19 në Komunën e Likovës, SHKMSH me resurset e veta që i disponon është në dispozicion, për ndihmë gjatë ballafaqimit me epideminë, të SHKMSH Likovë.
- Obligohet drejtori i IPSH Spitali i Përgjithshëm Kumanovë që të japë informacion te SHKMSH Kumanovë me analizë për muajin Maj, në raport me personat e hospitalizuar, numrin e personave të trajtuar dhe të shëruar.
- Obligohet QSHP Kumanovë që të japë informacion te SHKMSH me analizë pë rmuajin Maj për numrin e rasteve pozitive në Komunën e Kumanovës dhe numrin e rasteve pozitive në Komunën e Likovës veçmas, pasi që numri që publikohet në opinion është shifër që i referohet Komunës së Kumanovës, në realitet i pasqyron numrat e rasteve pozitive edhe për Komunën e Likovës, si dhe numrin e testimeve të bëra.
- Obligohet Ndishma e Shpejtë Kumanovë që të japë informacion për muajin Maj, sa persona i ka transportuar dhe në cilin relacion, që SHKMSH të ketë qasje se çka po ndodh edhe në Komunën e Kumanovës, edhe atë të Likovës, në lidhje me transportin e personave suspektiv me COVID 19 dhe atyre pozitiv.
SHKMSH e obligon NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” që me atomizues të vazhdojë ta dezinfektojë IPSH Spitali i Përgjithshëm.