Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e katërmbëdhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 29.03.2020 (e diel)

Sot në hapësirat e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim u mbajt mbledhje e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto masa, konkluzione dhe rekomandime:

  • Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe mëtej mbetet në qëndrimin se nevojitet karantinim i plotë i territorit të Komunës së Kumanovës;
  • Nga Instituti i Shëndetit Publik kërkojmë informim me kohë për testet e bëra në territorin e Komunës dhe hapjen e punkteve të reja për testim me qëllim të testimit të numrit sa më të madh të qytetarëve;
  • U rekomandohet të gjithë mjekëve amë dhe institucioneve shëndetësore në territorin e Komunës së Kumanovës, t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me luftën për ballafaqim me virusin COVID-19 dhe njëherit kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë ta kontrollojë punën e mjekëve amë, përshkak të ankesave të shumta që vijnë në SHKMSH nga pacientët, për pasivitet të disa mjekëve amë dhe ambulancave, si dhe për shkak të zvogëlimit të paraqitjeve të pa nevojshme në Qendrën e Shëndetit Publik.
Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст