Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledhja e njëzetë e gjashtë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 10.04.2020 (e premte)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje janë miratuar këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse që përkohësisht të mbyllet Reparti gjinekologjik – akusherik në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë, për shkak të gjendjes së shkaktuar me rritjen e numrit të punonjësve shëndetësor që kanë dalë pozitiv në testet për COVID 19 dhe njëherit të bëhet kotroll urgjent i kapaciteteve të tjerë spitalor në Spitalin e Përgjithshëm – Kumanovë, të bëhet vlerësimi i rrezikut dhe të mundësohet funksionalizim pa pengesa i reparteve të tjera në Spital, si dhe të sigurohen kapacitete shtesë të personave profesionist në QSHP – Kumanovë.
  • Kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe ISHP – Shkup t’u japë përparësi testeve për të gjithë briset e marra në territorin e Komunës së Kumanovës për punonjësit shëndetësor dhe njëherit me kohë ta informojë QSHP – Kumanovë për rezultatet pozitive dhe negative nga testet, për shkak të faktit se për numrin më të madh të briseve që janë dërguar për analizë nuk merren rezultatet me kohë, me çka llogarisim se krijohet pasqyrë jo reale epidemiologjike në Komunën e Kumanovës.
  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të miratohet akt që do ta rregullonte shpërndarjen e ndihmës humanitare te familjet me rrezik social, për faktin se në një numër të madh të rasteve, donatorë të caktuar gjatë dhënies së ndihmës humanitare i shkelin rekomandimet e Qeverisë së RMV dhe SHKMSH – Kumanovë, dhe vjen te ndarja grupore e ndihmës humanitare dhe qytetarët pa vetëdije vihen në rrezik.
  • Kërkojmë nga operatorët ekonomik që bëjnë dërgesa online të ushqimit, që gjatë orës policore, ta kufizojnë shpërndarjen në një vend, me përjashtim të marketeve që kanë më shumë se dhjetë vende shitjeje, të kufizohen në dy vende shitjeje prej ku do të shpërndahet ushqimi.
  • SHKMSH e obligon Komunën, që sasitë e karburanteve që janë destinuar për pastrim të shtratit të lumit, t’i ridestinohen NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” – Kumanovë, për nevojat e procesit të dezinfektimit.
  • U apelojmë qytetarëve që të mos i shfrytëzojnë këndet e lojërave për fëmijë që janë të mbyllur me vendim të SHKMSH, dhe të mos mblidhen në grupe më shumë se dy persona, në të kundërtën MPB do të procedojë me ndëshkime, në përpudhje me Ligjin dhe vendimet e Qeverisë së RMV.
  • U apelojmë qytetarëve që numrat për t’u paraqitur për ndihmë me paketa sociale të mos i keqpërdorin dhe t’i shfrytëzojnë vetëm personat me rrezik më të madh nga Komuna.
Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст