Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e trembëdhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, të datës 28.03.2020 (e shtunë)  

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluza dhe masa:

– Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim mbeten në qëndrimin se nevojitet karantinim i plotë i territorit të Komunës së Kumanovës;

– Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i shëndetësis, sërish u kërkua që ta përforcojë kapacitetin njerëzor në QSHP Kumanovë dhe IPSH Spitali i Përgjithshëm, me rritjen e numrit të personave profesionistë në interes të punës pa pengesa dhe zbatimin e testimit intenziv në territorin e Komunës së Kumanovës;

– NP “Tregu” – Kumanovë duke fulluar nga data 28.03.2020 t’i mbyllë të gjithë tregjet e gjelbra në territorin e Komunës së Kumanovës, me vërejtjen se ky rekomandim nuk vlen për shitoret tregtare që janë qiraxhinj në NP “Tregu” – Kumanovë;

– U ndalohet të gjitha organizatave jo qeveritare të organizojnë donacione personale në territorin e Komunës së Kumanovës pa koordinim paraprak me Shtabin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqin e Kuq – Kumanovë, për shkak të parandalimit të tubimeve pa dëshuruara të grupeve të qytetarëve gjatë distribuimit të donacionit;

– Filluam aksionin e ndarjes së pokove humanitare për familjen me rrezik social në territorin e Komunës së Kumanovës.

 

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст