Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e katërt e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 20.04.2020 (e hënë)

Sot përmes konferencës me lidhje online u mbajt mbledhje e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje janë miratuar këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të sigurojë një sasi të caktuar të maskave mbrojtëse që pa pagesë t’u shpërndahen qytetarëve në Komunën e Kumanovës, në përpudhje me masat e miratuara për mbajtjen e detyrueshme.
  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sigurojë pajisje me megafonë për njoftim, që do ta shfrytëzojmë për zbatim të masave më të reja.
  • Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut, të rregullohet mënyra e dërgesës së rezultateve të testeve negative dhe pozitive për COVID 19  (coronavirus) te qytetarët dhe informim përcjellës të QSHP Kumanovë dhe SHKMSH Kumanovë.
  • U apelojmë qytetarëve të Komunës së Kumanovës që t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të sillen me përgjegjësi ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve rreth tyre.

 

VËREJTJE:

– Shtabi mbetet me kërkesat, rekomnandimet dhe sugjerimet e deritanishme për Qeverinë e RMV dhe të gjithë institucionet dhe komisionet tjerë shtetëror.

 

 

 

Komuna e Kumanovës

                   Kryetar,

 

                                                           ____________________

                                                           Maksim Dimitrievski

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст