Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e Shtatë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 24.04.2020 (e premte)

Sot, përmes videkonferencës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, në lidhje me ndërmarrrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes  COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

  • SHKMSH do ta rrisë numrin e anëtarëve në Shtab me përfaqësues nga Këshilli i Komunës së Kumanovës në koordinim me kryetarin e Këshillit dhe koordinatorët e grupeve të këshilltarëve për koordinim më të mirë të aktiviteteve, përcjellje të rregullt të gjendjes dhe aktiviteteve në lidhje me epideminë në Kumanovë.
  • SHKMSH edhe njëherë u rekomandon organizatave, shoqatave joqeveritare dhe subjekteve politike si dhe individët që t’i respektojnë rekomandimet dhe vendimet e SHKMSH, në lidhje me shpërndarjen e ndihmës humanitarre, që ajo të bëhet kryesisht në bashkëpunim me SHKIMSH, në mënyrë që të shmanget grupimi i pa nevojshëm i qytetarëve, ndarja e pa kontrolluar dhe shkeljet eventuale të masave të Qeverisë.
  • Kërkojmë nga Komuna e Kumanovë që ët përgatisë material informativ si afishe, pano dhe bilborde, për përcjelljen dhe reskpektimin e masave për mbrojtje nga virusi COVID-19, dhe shpërndarjen e tyre te qytetarët, për edukim më të mirë të tyre për mbrojtje nga përhapja e corona virusit (COVID-19).

 

 

Komuna e Kumanovës

                   Kryetar, 

                                                           Maksim Dimitrievski

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст