Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e tridhjetë e tretë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 18.04.2020 (e shtunë)

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

KONKLUZIONE

Nga mbledhja e tridhjetë e tretë (përmes lidhjes online) e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim të mbajtur më datë 18.04.2020 (e shtunë).
Në mbledhjen e ShKMSH në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përphapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus), janë miratuar këto masa, rekomandime dhe konkluzione:

1. SHKMSH – Kumanovë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Komunës së Likovës për ndihmë, në dezinfektim në territorin e Komunës së Likovës, dhe i rekomandon NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë të organizojë dezinfektim me atomizues në bashkëpunim me SHKMSH Likovë, dezinfektim të sipërfaqeve publike qarkulluese në territorin e Komunës së Likovës, në përputhje me planin e tyre e sipas dinamikës dhe mundësive tuaja.

NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë t’ia japë në shfrytëzim një pjesë të pajisjeve për dezinfektim dhe pluhurosje (5 pompa motorike për dezifnektim) përkohësisht SHKMSH Likovë dhe të bëjë trajnimin e ekipeve për përdorim të pajisjeve dhe procedurën e dezinfektimit.

– Shtabi është në dispozicion të Komunës së Likovës dhe komunave të tjera në rajon për bashkëpuinim dhe ndihmë të ndërsjellë në luftën kundër epidemisë me Kovid 19.

• Obligohet NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” ta riorganizojë aktivitetin e vet sipas konkluzioneve të shtabit, të vazhdojë me dezinfektim pa pengesa në territorine  Komunës së Kumanovë dhe ta kryejë funksionin e saj themelor, mënjanimin e mbeturinave komunale.

VËREJTJE:

– Shtabi qëndron në të gjitha kërkesat e deritanishme, rekomandimet dhe sigjerimet drejtuar Qeverisë së RMV dhe të gjithë institucioneve dhe komisioneve të tjerë shtetërorë.

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст