Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga Sektori i tatimeve dhe taksave të Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Njoftohen të gjithë tatimpaguesit (persona fizikë dhe juridikë) se në periudhën në vijim, në adresën e tyre, do të marrin aktvendimin për pagesë të detyruar, menjëherë të paguajnë borxhin e deklaruar në përputhje me aktvendimet për pagesë të detyruar, për të shmangur kështu masën jopopullore – bllokaimin e llogarive në bankat afariste. Aktvendimet për pagesë të detyruar për kompanitë (emrin e firmës për lokalet afariste) janë dërguar, subjektet i kanë pranuar në adresat e tyre (selitë) përmes SHA për trafik postar Posta e Maqedonisë, dhe atyre subjekte që nuk kanë shlyer borxhin deri sot, do t’u bllokonen llogaritë bankare. Nëse tatimpaguesit të cilët janë paralajmëruar, ose të cilëve u është dërguar aktvendim për pagesë të detyruar, në ndërkohë e kanë shlyer borxhin e tyre, duhet të drejtohen në hapësirat e Komunës së Kumanovës, Sektori i tatimeve dhe taksave me dëshmi të pagesës së borxhit. Tatimpaguesit që nuk kanë marrë aktvendim për tatimin në pronë ose që do të gjejnë mospërputhje në gjendjen e deklaruar me gjendjen faktike, janë të detyruar që, me dokumentacionin adekuat, të paraqiten pranë Komunës së Kumanovës, Sektori për tatim dhe taksa, ndërtesa administrative e ish – SHA Kozjak, Stadiumi i Qytetit, zyra Nr. 3 dhe nr. 10.

Ненад Стојановски,

Овластен Раководител на Сектор за даноци и такси

Back to top
Големина на фонт