Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga Sektori për tatime dhe taksa në Komunën e Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Komuna e Kumanovës i njofton të gjithë personat juridikë se në përputhje me dispozitat për mbledhjen e detyruar nga Ligji për tatimin e pronës si dhe nga Ligji për taksat komunale, për taksat për firmë, fillon procedurën për mbledhjen e detyrueshme të kërkesave të papaguara në bazë të tatimit vjetor të pasurisë dhe taksës vjetore për firmë (emri i objekteve afariste) për vitin 2019.

Gjithashtu, janë lëshuar edhe paralajmërimet për tatim të papaguar të pasurisë për vitin 2019 për të gjithë individët, dhe nga java tjetër ne do të fillojmë shpërndarjen e aktvendimeve për mbledhjen e detyruar të detyrimeve të tatimit të papaguar të pronës për individët deri në fund të vitit 2019.

Në qershor, Komuna e Kumanovës shpërndau aktvendimet për tatimin në pronë dhe taksës për firma për vitin 2020 te të gjithë personave juridikë dhe fizikë që posedojnë pasuri të paluajtshme dhe operojnë në territorin e Komunës së Kumanovës. Po në këtë muaj, qershor, personat juridikë morën paralajmërime për tatim të papaguar për vitin 2019, kurse personat fizikë, në tetor.

Komuna e KUMANOVËS kishte një mirëkuptim, dhe këtë proces,  nuk e zbatoi  gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Për shkak të faktit se afati i mbledhjes së borxhit të vonuar pas vërejtjes së paraqitur ishte kaluar në bazë të taksës vjetore të papaguar dhe tarifës së shërbimeve ose taksës për firmë (emri i objektit afarist) për vitin 2019, Komuna e Kumanovës përgatiti aktvendimet për mbledhjen e detyruar të cilat u ishin dorëzuar taksapaguesve.

Nga ky muaj, personat fizikë do të fillojnë t’i marrin aktvendimet për mbledhje të detyrueshme për të gjitha vitet për të cilat nuk i kanë shlyer detyrimet e bazuara në tatimin në pronë deri në vitin 2019.

U rekomandojmë të gjithë tatimpaguesve dhe taksapaguesve që kanë borxhe të prapambetura dhe borxhe të papaguara për arsyet e mësipërme, që t’i shlyejnë detyrimet e tyre.

Kujtojmë se nëse pas marrjes së një aktvendimi të tillë ata nuk e shlyejnë borxhin, do të përgatitet aktvendim për bllokimin e llogarive bankare të të obliguarve.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст