Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim pranë Komunës së Kumanovës

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Duke pasur parasysh reshjet e borës dhe shiut që goditi rajonin në ditët e kaluara, më 25.01.2019, anëtarët e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me përfaqësues nga QRMK-Kumanovë dhe përfaqësues nga SPB Kumanovë, dolën në terren për inspektim të gjendjes në pikat potenciale kritike të lumenjve dhe shtretërve të lumenjve. U konkludua njëzërit se gjendja është e qëndrueshme dhe është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për derdhje të lumenjve.

Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim do të monitorojë intensivisht situatën dhe do të ndërmarrë aktivitete dhe masa të përshtatshme.

Gjithashtu, informojmë qytetarët se linjat telefonike në rast se ka shtjella më të mëdha të dëborës dhe rrugë të pa kalueshme të paraqiten në tel. 195 – Qendra për Menaxhim me Kriza dhe 078 365 061 në komunën e Kumanovës.

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст