Pajisje të reja për zjarrëfikësit e NJTKZ
Sot, në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve në Kumanovë, u promovuan pajisjet e reja mbrojtëse të zjarrfikësve. Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievki, theksoi se komuna vazhdon të pajisë NJTKZ, në mënyrë që të kryejë me sukses detyrat e veta.
Zjarrfikësit u pajisën me tridhjetë e tre kostume të reja, të cilat do t’i përdorin për t’i veshur në zjarre në zona të hapura dhe mjedise rurale.