Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Panairi ndërkombëtar i prodhimeve tradicionale

Sot, para Kompleksit të pishinës së mbyllur dhe të hapur të qytetit -Kumanovë, u hap Panairi i 4 Ndërkombëtar i Produkteve Organike dhe Tradicionale, i cili ka karakter ekspozues-shitës. Organizatori i panairit është Shoqata “Jeta” -Kumanovë, nën kujdesin e Komunës së Kumanovës, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave të RMV dhe Odës së Prodhuesve Organik- KOP. Këtë vit kemi pjesëmarrës nga shoqatat dhe organizatat, të cilat ushqejnë traditën tonë dhe ruajnë zanatet e vjetra, të udhëhequra nga Oda e Artizanateve të RMV. Përveç prodhuesve organikë, morën pjesë operatorët e ushqimit dhe kompanitë e përfshira në prodhimin dhe tregtimin e pajisjeve dhe paketimeve për përpunim, paketimin e produkteve ushqimore, si dhe prodhuesit dhe importuesit e inputeve për prodhim organik. Pjesëmarrësit janë nga: RMV, Serbia, Bullgaria, Armenia, Federata Ruse, Sllovakia, Mali i Zi, Shqipëria, Kosova. Ky panair synon të ndihmojë partnerët të shohin sfidat me të cilat përballen, t’i kapërcejnë ato, të zhvillojnë dhe përmirësojnë kontaktet e biznesit në nivel lokal dhe në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore, si dhe të fillojnë rrjetet përkatëse në nivel global. Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski iu drejtua panairit, duke theksuar se rekomandimet për masa të mëtejshme për përmirësimin e jetës në zonat rurale, të dhëna nga ekspertët për zhvillimin rural dhe bujqësor, si dhe përfaqësuesit e Sektorit për Zhvillimin e Turizmit Rural, do të jenë një hap përpara në këtë industri.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст