Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Pjesëmarrësit në Dens Fest 2024 Kumanovë, u pritën nga kryetari i Komunës Dimitrievski

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në atmosferë të përshtatshme, kryetari i Komunës së Kumanovës ka zhvilluar takim me pjesëmarrësit dhe organizatorët e manifestimit kulturor Dance Fest 2024 Kumanovë.

Të ftuarit nga klubi i vallëzimit “Feel” – Varazhdin, komunë e binjakëzuar nga Kroacia, kryetarit Maksim Dimitrievski, i përcollën përshëndetje të veçantë nga kryetari i tyre, në emër të bashkëpunimit miqësor.
Studioja e vallëzimit në Kumanovë MAK, si përfaqësuese e denjë e baletit modern, shquhet për pjesëmarrjet dhe çmimet e shumta në Festivalin Ndërkombëtar me karakter garues – Gara e vallëzimit Feel në Varazhdin dhe organizator i manifestimit në Kumanovë.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст