Projekti “Zgjedhe sportin e vërtetë”
Lidhja e federatave sportive në Maqedoni, së bashku me Agjencinë e Rinisë dhe Sportit në Maqedoni dhe Fakultetin e Arsimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit si dhe Komunën e Kumanovës, së bashku do ta realizojnë Projektin “Zgjedhe sportin e vërtetë”. Ky projekt ka ër qëllim që përmes përmbajtjeve sportive – rekreative, të prezantuara drejtpërsëdrejti nga personat profesionistë, sportistë të mirënjohur dhe punëtorë sportiv ta ofrojnë sportin te fëmijët. Me këtë rast, Kryetari i Komunës Maksi Dimitrievski e vizitoi SHFK “Koço Racin”, e cila është pjesë e këtij projekti.