Promovimi i filmit “TREGTIA”
Në Shtëpinë e Zejtarëve është mbajtur promovimi i filmit “Tregtia”. Filmi është shfaqur me rastin e 18 Tetorit – Ditës Evropiane të Luftimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore, organizuar nga vullnetarët e Kryqit të Kuq të RMV – OK Kumanovë.
Qëllimi i filmit është të përcjellë mesazh si dhe të rrisë ndërgjegjësimin për këtë vepër që atakon drejtpërdrejt të drejtat themelore të njeriut.
Në këtë ngjarje mori pjesë kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgjievska.
Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem serioz social dhe paraqet formën më të rëndë të shkeljes së të drejtave themelore – të drejtën për jetë, të drejtën për lëvizje të lirë, lirinë e zgjedhjes dhe të drejta dhe liri të tjera të njeriut.