Promovohet libri “Jeta në Kumanovë para 60, 70 e më shumë viteve” i Mirko Zafirovskit
Në Shtëpinë e Zejtarëve në Kumanovë u promovua libri “Jeta në Kumanovë para 60, 70 e më shumë viteve” nga Mirko Zafirovski . Ngjarja u mbaj nën patronazhin e Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës, e organizuar nga Fondacioni për Kulturë dhe Sport – Kumanovë.
Në këtë ngjarje kulturore ishte i pranishëm një delegacion nga Komuna e Kumanovës, për ta përcjellur promovimin tregimit të autorit për një kohe të kaluar në Kumanovën tonë, e pasur me 60 zanate, lojëra të pa brenga për fëmijë, korzo të famshme, kinema, ndeja të paharrueshme gjatë festave, dasma. Autori Zafirovski në libër thekson përdorimin e gjërave më të rëndësishme jetësore të kohës, të cilën nuk mund ta kthejmë kurrë.
Ky libër është shkruar në dialektin e Kumanovës, e cila i jep një karakteristikë të veçantë veprës, dhe përmban 120 fjalë të dialektit tëKumanovës që janë harruar ose janë të panjohur për popullatën e re.
Promovimi u pasurua edhe nga disa spote muzikore nga artistë të njohur të muzicientëve nga Kumanova.