Shpallja solemne e nxënësve të gjeneratës për vitin shkollor 2023/2024
Оваа објава е достапна и на: македонски
Me program adekuat kulturo-artistik, në Shtëpinë e Artizanateve, me çmime në emër të Komunës së Kumanovës, u shpërblyen nxënësit më të suksesshëm të shkollave fillore dhe të mesme komunale.
Të pranishmëve iu drejtua kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, i cili nxënësve më të suksesshëm u uroi arritje më të larta dhe të ardhme të suksesshme.
Nxënësve të gjeneratës për vitin shkollor 2023/2024 iu ndanë mirënjohje, monedha floriri dhe kupona dhuratash në emër të Kryetarit dhe Këshillit të Komunës.
Manifestimi tradicional për nder të arsimtarëve sllavë, vëllezërve Kiril dhe Metodi, organizohet nga Shoqata e punëtorëve të arsimit – Kumanovë dhe Sektori i arsimit nga Komuna e Kumanovës.
Në këtë manifestim morën pjesë përfaqësues nga administrata komunale dhe anëtarë të Këshillit të Komunës.