Spërkatje me aeroplan kundër mushkonjave, të mërkurën
Më 22.07.2020 (e mërkurë), në orët e hershme të mëngjesit, në territorin e Komunës së Kumanovës, do të realizohet spërkatja e dytë me aeroplan kundër mushkonjave. Nëse kushtet atmosferike nuk do të lejojnë që të bëhet dezinsektimi, kjo do të realizohet të nesërmen, kur kushtet klimatike do të jenë të volitshme.
Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mrojtjen e bletëve.