Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me përfaqësuesit e indistrusë së këpucëve

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Në organizim të Komunës së Kumanovës, Këshilli Ekonomik dhe Social Lokal dhe Njësia për Zhvillim Ekonomik Lokal, u mbajt një takim me përfaqësuesit e kompanive të këpucëve në qytetin tonë. Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i situatës aktuale në industrinë e këpucëve në Kumanovë dhe gjetja e mundësive dhe zgjidhjeve të mundshme dhe realiste. Në takim morën pjesë Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski, i cili përshëndeti iniciativën për të mbajtur një takim të tillë, si dhe propozimin për krijimin e një Komisioni të përbërë nga përfaqësues të industrisë së këpucëve, i cili do të jetë pjesë e KLSE-së. Marija Dimitrijevska, udhëheqëse e Qendrës së Punësimit-Kumanovë, prezantoi planin operacional me një program aktiv, masat e punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2020.

Back to top
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Големина на фонт
Боја на контраст