“Të sigurt në shtëpi dhe rrugë” me fëmijët e IPKKF “Angell Shajçe”
Në Memorialin Kosturnica u mbajt gara me biçikleta me titull “Çiklistë të vegjël 2022” . Kjo ngjarje organizohet nga Sektori për parandalim në SPB Kumanovë në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Komunikacionin Rrugor, IPKKF “Angell Shajçe” dhe KÇ Velo M, në kuadër të aktiviteteve për fëmijët nga shtatë klonet e Kopshtit. Nën moton “Të sigurt në shtëpi dhe në rrugë” garuan më të rinjtë, për të theksuar rëndësinë e sigurisë në komunikacion dhe ndërtimin e kulturës së trafikut që në moshë të vogël. Në këtë manifestim mori pjesë kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Ivana Gjorgjievska.