Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE PËR PARASHTRIM TË OFERTAVE PËR SHËRBIME KONSULTUESE

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

THIRRJA PUBLIKE ËSHTË PROLONGUAR PËR 5 DITË SHTESË, DUKE FILLUAR PREJ SOT(19.03.2021)

THIRRJE PUBLIKE PËR PARASHTRIM TË OFERTAVE PËR SHËRBIME KONSULTUESE:

  1. PËRGATITJA E STRATEGJISË PËR KËSHILLIN SOCIO – EKONOMIK LOKAL (KSEL) TË KOMUNËS SË KUMANOVËS PËR PERIUDHËN 2021- 2025.
  1. PËRGATITJA E STRATEGJISË PËR ZHVILLIM RURAL NË KOMUNËN E UMANOVËS PËR PERIUDHËN 2021 – 2025год.

Të nderuar,

Njësia për planifikim strategjik, krijim politikash, monitorim dhe zhvillim ekonomik lokal (ZHEL) kryen aktivitetet në lidhje me: definimin dhe përcaktimin e qëllimeve strategjike të Komunës së Kumanovës, dokumentet strategjike (plani strategjik për komunën ose për sektorët individualë, planet e veprimit dhe planet e zhvillimit) monitorimin dhe zbatimin e tyre; monitorim, evaluim dhe revidim dhe harmonizim të planeve ekzistuese me dokumentet strategjike rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Programi për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Kumanovës është një grup i përcaktuar i aktiviteteve, i planifikuar për zbatim gjatë vitit 2021, që synon nevojat e qytetarëve të Komunës së Kumanovës dhe ofrohet në përputhje me mundësitë dhe kushtet në dispozicion të njësisë.

Thirrjet publike janë në përputhje me Programin për vitin 2021 që buron nga Strategjia për ZHEL e Komunës së Kumanovës (2019 – 2024).

Qëllimi i programit është ndërtimi i kapaciteteve ekonomike në nivel lokal për të përmirësuar klimën ekonomike në këtë rajon dhe kështu standardin e jetesës të të gjithë banorëve. Është një proces përmes të cilit: publiku, bizneset dhe sektori joqeveritar punojnë së bashku si partnerë për të krijuar kushte më të mira për zhvillim ekonomik dhe punësime të reja.

Në linqet në vazhdim mund t’i përcilllni informacionet për thirrjen:

1. THIRRJE PËR SHËRBIME KONSULTUESE PËR PËRGATITJE TË STRATEGJISË PËR (KSEL) TË KOMUNËS SË KUMANOVËS PËR PERIUDHËN 2021 – 2025 

2. THIRRJE PËR SHËRBIME KONSULTUESE PËR STRATEGJINË PËR ZHVILLIM RURAL NË KOMUNËN E KUMANOVËS PËR PERIUDHËN 2021-2025

3. Shtojca -2. Propozim metodologjia e punës

4. Shtojca-3-Formular për pasqyrën e shërbimeve të realizuara

5.Shtojca – 4 Formular – Oferta financiare

 Personi për kontakt:

Donka Petrovska, Udhëheqës i Njësisë Дpër planifikim strategjik, krijim politikash, monitorim dhe zhvillim ekonomik lokal (ZHEL) .

Kontakt telefoni: 076 238 944

email: donka_opstinakumanovo@yahoo.com

 

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст