Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Thirrje publike për shoqatat e qytetarëve për parashtrim të propozim – projekteve në kuadër të programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD)

KOMUNA E KUMANOVËS NË PARTNERITET ME PORGRAMIN PËR ZHVILLIM TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNDP) SHPALL:

THIRRJE PUBLIKE PËR OGRANIZATAT E QYTETARËVE PËR PARASHTRIM TË PROPOZIM – PROKEKTEVE NË KUADËR TË PROGRAMIT RAJONAL PËR DEMOKRACI LOKALE NË BALLKANIN PERËNDIMOR (ReLOaD)

Programi rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Реrëndimor (ReLOaD) financohet nga Bashkimi Evropian, kurse e zbaton Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në gjashtë vende/territore të Ballkanit Perëndimor. Projekti do të zgjasë deri në Janar të vitit 2020 dhe ka për qëllim përforcimin e demokracisë participuese dhe proceseve të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përmes përforcimit të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes.

Me projektin ReLOaD është paraparë të kyçen pesë komuna nga vendi ynë: Strumica, Resnja, Kavadari, Gostivari dhe Kumanova.

Komuna e Kumanovës dhe projekti ReLOaD i ftojnë të gjitha organizatat civile në vend që të parashtrojnë propozim – projekte që janë konsekuentë me qëllimet zhvillimore të Komunës së Kumanovës dhe me të cilët janë përfshirë këto fusha:

  1. Mbrojtja e mjedisit jetësor
  2. Mbrojtja e të drejtave të njeriut
  3. Kohezioni social dhe zvogëlimi i varfërisë
  4. Turizmi dhe kultura
  5. Nismat rinore

Shuma e mjeteve për projektet e miratuar do të lëvizë prej 307.000,00 MKD deri në 1.845.000,00 MKD.

Organizatave civile u lejohet që të parashtrojnë më shumë se një propozim – projekt, nëse vlera e përgjithshme e ndarë nuk e tejkalon shumën 3.690.000,00 MKD, gjatë gjithë kohës sa zgjatë projekti ReLOaD  (deri në Janar 2020).

Komuna e Kumanovës dhe UNDP e mbajnë të drejtën që mos t’i ndajnë mjetet në dispozicion, nëse propozim – projektet nuk i plotësojnë kriteret e dhëna. Projektet mund të jenë me kohëzgjatje prej 6 deri në 8 muaj. Projektet e zgjedhur patjetër duhet të implementohen brenda periudhës janar – gusht 2019.

FRYTSHMËRIA:

Pjesëmarrja në këtë thirrje publike është e hapur, në baza të barabarta, për të gjitha organizatat e regjistruara civile (asociacione/organizata ose fondacione) në harmoni me ligjet dhe dispozitat në fuqi. Të gjitha organizatat civile të interesuara, informata më në detaje për kushtet e aplikimit dhe për kriteret e financimit të projekteve mund të gjejnë në Udhëzuesit për parashtruesit, që janë pjesë përbërëse e dokumentacionit të thirrjes publike.

DOKUMENTACIONI:

Dokumentacioni për aplikim në këtë thirrje publike në Komunën e Kumanovës do të jetë i qasshëm prej datës 24.10.2018, përmes parashtrimit të kërkesës në këtë adresë: 11 Tetori pn, 1300 Kumanovë ose/dhe në e-mail: [email protected], ku është dhënë emri i organizatës së interesuar, ose në Komunën e Kumanovës, rruga: 11 Tetori pn. Të gjitha informatat e domosdoshme dhe versionin elektronik të gjithë paketës për aplikim mund ta merrni në faqe zyrtare elektronike të Komunës së Kumanovës (www.kumanovo.gov.mk) si dhe në faqen elektronike të UNDP – së (www.mk.undp.org).

Sesioni informativ (dita e hapur) për këtë thirrje me organizatat civile që kanë parashtruar aplikacion do të mbahet në Komunën e Kumanovës më datë 29.10.2018, duke filluar prej orës 10:00, në hapësirat e Komunës.

Pyetje në lidhje me thirrjen publike mund të parashtrohen përmes adresës [email protected], me shenjë për thirrjen publike. Pyetjet mund të parashtrohen deri më 28.11.2018, kurse përgjigjet do të sigurohen në afat për tri ditë pune nga data e marrjes së pyetjeve. Për të siguruar transparencë, pyetjet do të shpallen në faqen elektronike të UNDP – së.

PARASHTRIMI I APLIKACIONEVE:

Aplikacionet e plotësuar (me dokumentacionin komplet) patjetër duhet të parashtrohen në tri (3) kopje të shtypura dhe një në version elektronik (në CD ose USB), në zarf të mbyllur me shenjë për thirrjen publike, me postë rekomanduese ose personalisht, gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte), prej orës 09:00 deri në ora 15:00, në këtë adresë:

Komuna e Kumanovës

Rruga: 11 Tetori pn

Numri i postës: 1300 Kumanovë

Afati i fundit për parashtrim të aplikacioneve është 05.12.2018, deri në ora 15:00. Aplikacionet që do të parashtrohen pas afatit përfundimtar do të shqyrtohen vetëm nëse në markën postare qëndron data dhe koha e parashtrimit para afatit përfundimtar zyrtar. Në faqen e jashtme të zarfit patjetër duhet të qëndrojë emri i thirrjes për parashtrim të propozim – projekteve, emri dhe adresa e plotë e parashtruesit, titulli i plotë i projektet dhe shenja “Të mos hapet para hapjes zyrtare.” Nëpunësi komunal do të jep vërtetim për pranim të dokumenteve të parashtruar. Të gjithë parashtruesit e propozim – projekteve, pavarësisht se të njëjtët janë pranuar apo refuzuar, do të njoftohen me shkrim për vendimin në lidhje me propozim – projektin e tyre në afat prej 30 ditë pune nga mbyllja e thirrjes publike. Rezultatet do të shpallen në faqen elektronike të komunës (www.kumanovo.gov.mk) ose/dhe në tabelën e shpalljeve të komunës, dhe në faqen elektronike të UNDP – së (www.mk.undp.org)
KËTU mund t’i shkarkoni të gjithë dokumentet e nevojshme për aplikim.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст