Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

THIRRJE PUBLIKE për të interesuarit për pjesëmarrje të përfaqësuesit të organizatave civile si monitorues në Komisionin për evaluim të propozim – projekteve në kuadër të projektit ReLOaD në Komunën e Kumanovës

 

Objektivi kryesor i projektit ReLOaD, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), është forcimi i demokracisë participative dhe integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, dhe përmes trajnimit të organizatave të shoqërisë civile që në mënyrë aktive të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes. Projekti ReLOaD punon me pesë komuna partnere: Kumanovë, Resnjë, Gostivar, Kavadar dhe Strumicë, për miratimin e një qasje transparente në financimin e organizatave të shoqërisë civile, me çka do të nxitet përfshirja më e madhe e qytetarëve në vendimmarrje dhe do të përmirësohen shërbimet që sigurohen në nivel lokal.

 

Komuna e Kumanovës ka shpallur thirrje publike në kuadër të projektit ReLOaD për projekt propozime nga organizatat civile. Thirrja u publikua më 24 tetor 2018 dhe do të zgjasë deri më 5 dhjetor 2018, kurse evalvimi i propozim – projekteve të pranuar të mbahet pas datës 10 dhjetor 2018. Evalvimi pritet të zgjasë jo më shumë se 2-3 ditë dhe varet nga numri i projekt propozimeve të pranuara.

Për të siguruar një proces transparent dhe të hapur të përzgjedhjes së projekt propozimeve nga organizatat civile për dhënien e një granti në kuadër të projektit ReLOaD, komuna e Kumanovës në bashkëpunim me UNDP shpall një thirrje publike për shprehjen e interesit për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të organizatave civile si vëzhgues në Komisionin për evalvim të projekt propozimeve të paraqitura nga organizatat civile në kuadër të thirrjes publike të publikuar në komunën e Kumanovës.

 

Përfaqësuesi i organizatave civile në Komisionin e evalvimit do t’i ketë detyrat dhe obligimet në vijim:

  • do të jetë vëzhgues në Komisionin e evalvimit pa të drejtë vote;
  • do të nënshkruaj deklaratë konfidencialiteti dhe paanshmërie dhe nuk do të ndajë asnjë informacion në lidhje me procesin e evalvimit;
  • do të jetë prezent gjatë gjithë kohëzgjatjes së evalvimit nga fillimi në fund;
  • në rast të pamundësisë për të marrë pjesë, në vend të përfaqësuesit të organizatave do të vijë zëvendësi, dhe zëvendësi do të marrë rolin e vëzhguesit – përfaqësues i organizatave civile;
  • do ta nënshkruaj raportin e Komisionit të evalvimit, i cili do t’i përmbledhë supozimet nga evalvimi i projekt propozimeve.

Kandidati për vëzhgues në Komisionin e evalvimit duhet të jetë anëtar dhe / ose i punësuar në mënyrë të përhershme në një organizatë civile të themeluar ligjërisht në përputhje me Ligjin mbi Shoqatat dhe Fondacionet. Është e dëshirueshme që kandidati të ketë:

  • përvoja dhe aftësitë të mëparshme për të bërë evalvimin e projekt propozimeve nga organizatat civile. Përvojë me grantet e dhëna nga BE do të konsiderohet përparësi;
  • përvojë në përgatitjen dhe / ose zbatimin e projekteve të financuara nga fondet publike;

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, dokumentet e mëposhtme në adresën elektronike: [email protected]:

  • letër interesimi me biografi të shkurtër – me çka do të tregojë interes për pjesëmarrje në Komisionin e evalvimit si vëzhgues (letra nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe)
  • deklaratë të personit të autorizuar të organizatës civile, e cila autorizon kandidatin për të përfaqësuar atë organizatë civile në Komisionin e evalvimit.

Përfaqësuesi i organizatave civile do të punojë në bazë vullnetare / pa kompensim financiar. Projekti do t’i rimbursojë shpenzimet bazë, si shpenzimet e udhëtimit dhe ushqim të lehtë. 

Organizata civile në të cilën kandidati i përzgjedhur është anëtar dhe / ose punonjës i përhershëm nuk mund të aplikojë (as si mbajtës apo si partner i mbajtësit) në thirrjen publike për dorëzimin e projekt propozimeve në kuadër të projektit ReLOaD në komunën e Kumanovës.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 nëntor 2018, deri në ora 17:00.

Nëse do t’u nevojiten informacione shtesë, Ju lusim t’i drejtoheni personit Coki Ristovski ([email protected]).

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст