Tribunë për mbrojtjen e ajrit ambiental
Këshilli i Komunës së Kumanovës organizoi tribunë për mbrojtjen e ajrit ambiental në territorin e Komunës së Kumanovës. Në tribunë morën pjesë këshilltarët, përfaqësues të Drjtorisë për Punë Hidrometeorologjike Boris Sekirarski, Prof. D-r Davçev – përfaqësues i Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë Univerzitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” Shkup, përfaqësues të njësive kompetente të Komunës, përfaqësues të MPB, përfaqësues të Qendrës Rajonale për Menaxhim me Kriza, përfaqësues të NJTKZ, drejtorë të ndërmarrjeve publike, përfaqësues të Qendrës së Shëndetit Publk, përfaqësues të sektorit joqeveritar dhe shoqatave ekologjike. U bisedua për gjendjen momentale të ndotjes së ajrit, masat që deri tani i ka ndërmarrë Komuna e Kumanovës, kurse u zhvillua edhe debat për masat e propozuara afatgjate që do të duhet të ndërmerren në të ardhmen. Masat e jashtëzakonshme që ndërmerren nga komuna janë: inkorporimi i punës me dy ndërrime të shërbimeve inspektuese në Komunën e Kumanovës, subvencionimi i kyçjeve të reja në rrjetin e gazit, aerosolizimi, larja më e shpeshtë mekanike dhe pastrimi i rrugëve dhe trotuarëve, rritja e mbikëqyrjes inspektuese i A dhe B – OSKZ instalimeve dhe ndërtimit, rritja e kontrolleve inspektuese në subjektet që menaxhojnë me goma të vjetra dhe vajra, klipe edukativ dhe mësim plotësues për ekologji në arsimin shkollor dhe parashkollor.