Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U fillua asfaltimi i rrugës qasëse deri te zona industriale Novine – Reçicë

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Sot, në zonën industriale Novine dhe Reçica në autostradën E 75, filloi asfaltimi i rrugës qasëse në zonë. Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski së bashku me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Brendshëm të RMV Oliver Spasovski ishin të pranishëm në këtë ngjarje. Dimitrievski theksoi se komuna do të vazhdojë të investojë në infrastrukturën e zonës së re të zhvillimit industrial dhe gjithashtu falënderoi Qeverinë për mbështetjen aktuale financiare prej 24 milion denarë për investime në infrastrukturë primare. Investimi i sotëm është realizuar me fonde në vlerë prej 3 milion denarë, të cilat më parë janë kursyer gjatë procedurës për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm, përmes një procedure të tenderimit publik për ndërtimin e kolektorit kryesor të ujërave atmosferik dhe rrugës kryesore qasëse në zonë. Komuna dhe Qeveria paralajmëruan investime shtesë në infrastrukturën e zonës industriale, sepse ofron mundësi të mëdha për investime të brendshme dhe të huaja dhe zhvillim shtesë të ekonomisë.
Kryetari i Komunës u bëri thirrje investitorëve të tregojnë interes për të investuar në prodhime të reja dhe në objektet e tregtisë në fushën e industrisë së lehtë dhe jo-ndotëse dhe paralajmëroi një procedurë për shitjen e parcelave ndërtimore përmes ofertave publike.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст