U mbajt punëtoria regjionale për konsolidim të tokës bujqësore
Në kuadër të projektit “Inkorporimi i Programit Kombëtar për konsolidimin e tokës (MAINLEND)” u prezantua zbatimi i vazhdueshëm i projektit dhe procesi i konsolidimit të tokës bujqësore, kurse u paralajmërua edhe përzgjedhja e 12 zonave të reja të mundshme për konsolidimin e tokës bujqësore në shtet. Ngjarja u hap nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço – Nikollovski, i cili iu drejtua të pranishmëve.
Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit për ndihmë para-qasëse të BE – së, me vlerë 2.5 milionë euro dhe me kontribut të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) në vlerë prej 61 mijë euro.