Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U promovuan “Masat aktive për punësim dhe mundësitë tjera që u ofrohen punëdhënësve për vitin 2019”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Komuna e Kumanovës në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, organizuan një ngjarje për promovimin e “Masave aktive për punësim dhe mundësive që u ofrohen punëdhënësve për vitin 2019”.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe Sekretari i Komunës së Kumanovës, Desanka Stoshevska, e cila e përshëndeti këtë nismë për partneritet dhe bashkëpunim ndërmjet Njësisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Kumanovës dhe Agjencisë së Punësimit. Ajo theksoi se Njësia për zhvillim ekonomik lokal përgatit një strategji pesë vjeçare, që do t’i përfshijë masa për përmirësim të klimës së biznesit në Kumanovë, dhe ka të bëjë me periudhën 2019-2024.

Masat për implementim të masave aktive për punësim i prezantoi Udhëheqësi i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Kumanovë, Marija Dimitrievska.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст