U shënua 8 Shtatori
Në Përmendoren Gruaja Luftëtare në sheshin e qytetit, me program solemn u shënua festa e 8 Shtatorit – Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Delegacione të veteranëve, përfaqësues të komunës, Këshillit, ARM – së, MPB – së, institucioneve, shkollave, organizatave dhe partive politike vunë lule të freskëta para përmendores. Para të pranishmëve fjalë mbajti edhe Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës, Atina Murgashanska.