U shënua 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sot, në monumentin Gruaja Luftëtare në Sheshin e Qytetit, me një program solemn u shënua 8 Shtator – Dita e Pavarësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me respektimin e masave të parapara për parandalimin e epidemisë KOVID. Delegacionet nga Lidhja e Veteranëve të Luftës – Kumanovë, Kryetari i Komunës së Kumanovës, Këshilli Komunal, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Brendshme, shkollat fillore dhe të mesme komunale, ndërmarrjet dhe institucionet publike, shoqatat e qytetarëve, OJQ-të, partitë politike, vunë lule të freskëta para monumentit. Të pranishmëve iu drejtua Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.