Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

U shpërndanë kontratat për asistentë arsimor nga projekti “Fuqia e fëmijëve”

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari i Komunës së Kumanovës Dimitrievski sot u dha kontrata 17 asistentëve arsimorë, të angazhuar në projektin “Fuqia e fëmijëve”, nga programi Puna Përfituese – Komunale, që është pjesë integrale e planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime të tregut të punës të miratuara nga Qeveria e RMV. Asistentët arsimorë do të sigurojnë ndihmë dhe shërbim mbështetës për nxënësit me aftësi të kufizuara në shtatë shkolla fillore dhe të mesme komunale. Qëllimi është të përmirësojë sistemin për ofrimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore në nivel lokal duke shtuar shërbimet ekzistuese ose duke prezantuar shërbime të reja. Programi është financuar nga APRMV dhe Komuna e Kumanovës.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст