Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Urimi i Kryetarit të Komunës me rastin e Ditës së Republikës – 2 Gusht

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në emrin tim personal dhe në emër të administratës komunale, Ua uroj Ditën e Republikës – 2 Gushtin.

Dëshiroj që kjo datë, si kujtim i themeleve të shtetit tonë, të vazhdojë të jetë motiv për unitet, bashkëjetesë dhe forcë për arritjen e të gjithë qëllimeve të së ardhmes që na çojnë drejtë të nesërmes më të mirë.

Njëherit, të gjithë bashkëqytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse ua uroj festën e madhe të Shën Ilisë, me dëshirë për shëndet, fat dhe dashuri.

 

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст