Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Ushtrim simulativ në terren

Оваа објава е достапна и на: mkмакедонски

Kryetari Maksim Dimitrievski së bashku me ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe ishinë të pranishëm në ushtrimin simulativ në terren – vërshime me të lënduar, të mbytur dhe gra shtatzana të lënduara. Ushtrimi u organizua nga Ministria e Shëndetësisë, Organizata Botërore Shëndetësore dhe Fondi i Popullatës i Kombeve të Bashkuara, dhe u realizua në shtratin e lumit Likova. Qëllimi i ushtrimit ishte që të testohen standardet e posaçme dhe procedurat operative të Planit për gatishmëri dhe përgjegjësi  të sistemit shëndetësor gjat ballafaqimit me gjendje urgjente të krizës dhe katastrofa. Gjithashtu, ky ushtrim kontribuon në përforcimin e kapaciteteve të ekipeve për ofrim të ndihmës së shpejtë mjekësore në Kumanovë, t’u përgjigjen nevojave gjatë përmbytjeve përmes evaluimit të më shumë funksioneve të planit për gatishmëri dhe përgjegjësi në gjendje krize. Ky evaluim përfshinë koordinimin e aktiviteteve të më shumë ekipeve, testimin e shërbimeve urgjente mjekësore dhe kapacitetin e përgjigjes gjatë situatave emergjente të ekipeve operative në Kumanovë. Në këtë ushtrim simulativ morën pjesë: Ndihma e Shpejtë – Kumanovë, Spitali i Përgjithshëm – Kumanovë, Kryqi i Kuq i RM, Kryqi i Kuq OK Kumanovë, NJTKZ Kumanovë, Komuna e Kumanovës, SPB Kumanovë, QRMK – Kumanovë, DMSH NJTMSH – Kumanovë, OJQ HERA.

Back to top
Големина на фонт
Боја на контраст