Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Zbatimi i masave për parandalim të koronavirus – it

Sot në disa lokacione të qytetit, për herë të dytë janë vënë mjete për dezinfektim të duarv e. Deri tani është bërë dezinfektimi i dy shesheve, Shtëpisë Artizanale, disa rrugëve nëpër qytet, në shkolla, pajisje urbane, vendqëndrime të autobusëve, kënde lojrash për fëmijë, fusha të tenisit, garazhën në kate dhe sipërfaqe të tjera publike, si masë mbrojtëse në pajtueshmëri me gjendjen me coronavirus – in në Kumanovë. Të nderuar bashkëqytetarë, TË RRIMË NË SHTËPI, t’i respektojmë rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Komunës së Kumanovës. Disciplina dhe vetëdija jonë janë me rëndësi në këto momente, TË RRIMË NË SHTËPI, pasi që nga kjo varet shëndeti jonë dhe i komunitetit.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст