“Dita Evropiane e Mobilizimit” në Kumanovë
Në organizim të Komunës së Kumanovës dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në kuadër të “Ditës Evropiane të Mobilizimit”, u realizua “Dita e mobilizimit për ngadalësimin e trafikut të automjeteve”. Kjo ngjarje u shënua me një defile me bicikleta nëpër rrugët e qytetit, ku morën pjesë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, kurse komunikacioni ishte ndaluar për veturat. Aktivitetet që janë pjesë e javës evropiane të mobilizimit kanë për qëllim që t’i edukojnë qytetarët për sistem të qëndrueshëm të transportit dhe ta përcjellin porosinë për shfrytëzim të llojeve alternative të transportit. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës Maksim Dimitrievski.