Gara ndërkombëtare e çiklizmit Trofeu 11 Tetori
Me rastin e festës 11 Tetori, në Kumanovë u mbajt gara tradicionale e çiklizmit Trofeu “11 Tetori”.
Manifestimi organizohet nga Klubi i Çiklizmit Velo – M Termalift, Lidhja Komunale e Sporteve Kumanovë dhe Federata e Çiklizmit të Maqedonisë, nën patronazhin e Kryetarit dhe Këshillit të Komunës së Kumanovës.
Gara nisi te Palestra e Sportit, kurse vazhdoi përgjatë bulevardit “Revolucioni i Tetorit” dhe “III MUB”. Morën pjesë 80 përfaqësues nga sporti shkollor dhe 50 fëmijë të Kopshtit “Angell Shajçe”, kurse në garën kryesore për profesionistë startuan rreth 100 pjesëmarrës nga klubet çiklistike të Maqedonisë, Bullgarisë dhe Kosovës.
Manifestimin, që daton nga fillimi i shënimit të festës “11 Tetori”, sivjet e hapi Kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski, kurse i pranishëm ishte edhe Kryetari i Prilepit – Ilija Jovanovski.