Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM për projektin ReLOaD

Të nderuar,

Në lidhje me thirrjen publike për organizatat civile për parashtrim të propozim projekteve në kuadër të Programit rajonal për demokraci lokale në Ballkanin Perëndimor  (ReLOaD), do të donim t’u informojmë se në periudhën e ardhshme janë paraparë sesione mentoriale nga ana e konsultantit për të gjitha organizatat e interesuara. Mentorimi do të bëhet gjatë këtyre ditëve:

9.11.2018 (e premte);

16.11.2018 (e premte);

22.11.2018 (e enjte);

29.11.2018(чртврток);

Qëllimi i mentorimit është që përmes konsultimeve të ndihmohet me kontroll se a janë përgatitur projektet në përputhje me kahet e thirrjes publike dhe të sqarohen disa gjëra të cilat ndoshta nuk janë mbuluar me trajnimet e që janë të domosdoshme që ta përgatisni projektin në tërësi.

Afati i paraqitjes është më së paku 3 ditë, para çdo dite mentorimi me theksim të saktë se në cilin ditë dëshironi të merrni pjesë (mundet në më shumë se një), në këtë e-mail: [email protected]. Organizatat e paraqitura në mënyrë plotësuese do të informohen për vendin e mbajtjes së sesioneve mentoruese. Kohëzgjatja e takimeve do të varet nga numri i organizatave të paraqitura.

Ashtu siç është theksuar gjatë trajnimeve, nevojitet që të keni propozim projekte pjesërisht të shkruara para se të takoheni me mentorin.

 

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст