Strategjia nacionale për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm
Kryetari i Komunës, Maksim Dimitrievski, mbajti fjalim në takimin e njësive të vetëqeverisjes lokale për implementim të strategjisë nacionale për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe Planit aksional, që u mbajt në restorantin “Gracija”. Takimi është organizuar nga ana e Misionit të OSBE – së në Shkup, në bashkëpunim me Komitetin Nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Qëllimi i takimit është që të diskutohet për sfidat dhe përparësitë e implementimit të Strategjisë nacionale për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe Planit aksional si dhe rolin e këshillave lokale për masat preventive në parandalimin e këtij fenomeni.