U mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve në Komunën e Kumanovës
Sot u mbajt seanca e parë konstituive e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve në komunën e Kumanovës.
Rendi i ditës përbëhej nga një pikë – zgjedhja e kryetarit të këshillit, dhe në këtë pozitë u zgjedh Vilijam Bojkovski, menaxher i DPTU Mi-Mar – Kumanovë.
Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit është themeluar për të shqyrtuar çështjeve dhe verifikim të çështjeve që kanë të bëjnë me cilësinë e shërbimeve të institucioneve publike, kurse Vendimin për themelimin e tij e ka miratuar Këshilli i Komunës së Kumanovës. Ky këshill përbëhet prej 7 anëtarëve.