Rregullisht pastrohen rrugët në Kumanovë dhe fshatrat përreth
Për shkak të reshjeve të dendura të borës këtyre ditëve, ekipet e kompanive të angazhuara për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në qytet dhe fshatrat përreth, së bashku me përfaqësues të komunës së Kumanovës në mënyrë intensive kanë punuar në pastrimin e rrugëve nga dëbora. Pasi që të shtunën, pas përpjekjeve të bëra medy makina, nuk ishte i suksesshëm operacioni për të pastruar shtjellat e dëborës për shkak të erërave të forta dje me makineri të rëndë deri në 11:30, me prioritet është pastruar rruga deri te burgu Këshanje dhe i njëjti është furnizuar me ushqim dhe naftë.
Ekipet për pastrimin e borës dje me sukses i bënë të kalueshme rrugët për në fshatrat Sopot, Çetircë, Tabanoc, Pchinjë, Murgash, Gradishtë Gabresh, Skaçkovcë, Agino Sello, Rramali, Bërzak, Konjare, Tromegjë, Babin Doll dhe Biljanovcë.
Problemi më i madh që shkakton vështirësi në pastrimin e borës është era që krijon shtjella të dëborës nga fushat dhe objektet përreth. Prandaj, nga komuna dhe kontraktori disa herë ishte intervenuar në vendet e lartëpërmendura.