Njoftim nga mbledhja e pestë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim më datën 20.03.2020
Sot u mbajt mbeldhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në përbërje më të ngushtë, në lidhje me aktivitetet re ndërmarra për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në përputhje me rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë takim u miratuan këto rekomandime dhe konkluzione:
– U rekomandohet transportuesve publik t’i reduktojnë linjat e vozitjes, në mënyrë që të mundësohet pa pengesa të funksionojnë dhe realizojjnë obligimet e punës së tyre me ndërrime;
– U rekomandohet transportuese publik në territorin e Komunës së Kumanovës, duke i përfshirë edhe kompanitë e taksive, që gjatë kryerjes së punës së tyre të mbajnë pajisje mbrojtëse;
– Sërish u apelohet qytetarëve të mos tubohen në grupe prej pesë personave para marketeve, në pompat e benzinës, para shitoreve për prodhim të ushqimit, etj., në të gjithë territorin e Komunës së Kumanovës, dhe t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë;
– Në tërësi të respktohen konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Komisiont për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse më shumë informacione në lidhje me virusin mund të gjejnë në linkun e faqes zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut:
http://zdravstvo.gov.mk/korona-virus/ .
Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim edhe më tutje do ta monitorojë gjendjen dhe do të reagojë me kohë.