NJOFTIM nga mbledhja e nëntë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 24.03.2020 (e martë)
Në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt takimi i radhës i Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus – it). Në këtë takim janë miratuar këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
-Kërkojmë nga Komisioni për sëmundje ngjithëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjë testimin e të gjithë punëtorëve shëndetësor dhe të gjithë të punësuarve në SPB dhe NJTKZ Kumanovë dhe të vazhdojë në kontinuitet me tesimin e qytetarëve në Komunën e Kumanovës;
-Kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që të miratojë Vendim urgjent Kumanova të vihet në karantin të plotë;
-Kërkojmë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të miratojë Vendim për dislokim të 81 migrantëve nga Tabanoc, që më shumë se njëzetë ditë qëndrojnë në kamp;
-Obligohet NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” Kumanovë të vazhdojë me dezinfektim kontinuel të banesave kolektive dhe sipërfaqeve publike – qarkulluese;
-Apelojmë te qytetarët ta respektojnë orën policore dhe rekomandimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ta reduktojnë daljen dhe lëshimin e shtëpive të tyre ta minimizojnë.