Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim nga mbledhja e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më 25.03.2020 (e mërkurë)

Sot në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe masave për parandalim të përhapjesë së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:

– Kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisionit i Shëndetësisë që t’i përforcojë kapacitetet njerëzore në QSHP Kumanovë për rritje të numrit të epidemiologëve dhe personave të tjerë profesionistë në interes të punës pa pengesa dhe zbatim të testimeve intenzive në territorin e Komunës së Kumanovës;

– I informojmë qytetarët se IPSH Spitali i Përgjithshëm Kumanovë të gjithë rastet që nuk kanë simptoma të virusit COVID 19, por vetëm ngritje të temperaturës trupore dhe të ngjashme të udhëzohen në Repartin e veshëve, fytit dhe hundës.

– Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe më tej mbetet në qëndrimin se duhet karantinim i plotë i territorit të Komunës së Kumanovës;

-Komuna obligohet të bëjë blerjen shtesë të pajisjeve mbrojtëse (maska, syze, uniforma), mjete dezinfektuese dhe pajjisje për dezinfektim (pompa dhe automjete).

-U rekomandohet marketeve që tregtojnë me mallra ushqimor të vënë telefon për porositje dhe ekipe që me masa mbrojtëse do t’i dërgojnë porositë.

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст