NJOFTIM nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 26.03.2020 (e enjte)
Sot në hapësirat e Komunës së Kumanovës u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në lidhje me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). Në këtë mbledhje u miratuan këto rekomandime, konkluzione dhe masa:
-U rekomandohet afaristëve dhe distributorëve të kafematikëve në territorin e Kumanovës që t’i çkyqin nga përdorimi;
– U rekomandohet subjekteve juridike (marketeve, barnatoreve, etj.) të cilët edhe më tej u shërbejnë qytetarëve në hapësirat e tyre afariste të fillojnë me dezinfektim më të shpeshtë në hapësirat e brendshme ;
-U rekomandohet pronarëve të bankomatëve në Komunën e Kumanovës që t’i dezinfektojnë më shpesh ato;
– Sërish i kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit të Shëndetësisë ta përforcojë kapacitetin njerëzor në QSHP Kumanovë, me rritjen e numrit të epidemiologëve dhe personave të tjerë profesionist në interes të funksionimit pa pengesa dhe zbatimit të testimit intenziv në territorin e Komunës së Kumanovës ;
– Shtabi Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim edhe më tej mbetet në qëndrimin se nevojitet karantinim i plotë i territorit të Komunës së Kumanovës
Komuna e Kumanovës
Kryetar,
____________________
Maksim Dimitrievski