Ekipe të Armatës dhe NP “Pastrimi dhe gjelbërimi” do të dezinfektojnë në territorin e Komunës së Kumanovës
Sot, me kërkesë të Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka filluar dezinfektimi i objekteve vitale në qytet (Spitali i përgjithshëm, Qendra e Emergjencës, Qendra e Shëndetit Publik, Qendra e Punës Sociale dhe objekte të tjerë publik). Në aksion u kyçën edhe pjesëtarë të Armatës dhe ekipe të NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi” – Kumanovë. I falënderojmë pjesëtarët e Armatës, që me urgjencë iu përgjigën thirrjes për të marrë pjesë në aksion.