Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

NJOFTIM nga mbledhja e dyzetë e dytë e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, më datë 11.05.2020 (e hënë)

Sot, në hapësirat e Komunës së Kumanovës, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, për ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve, për parandalim të përhapjesë së sëmundjes COVID-19 (coronavirus). SHKMSH Kumanovë në bazë të gjendjes momentale epidemiologjike me COVID 19 në Komunën e Kumanovës i propozon këto konkluzione:

  • Të ndërpritet dezinfektimi i mëtejmë në pikat e përcaktuara më parë për veturat, përveç në dy pika, që e lidhin Komunën e Likovës me Komunën e Kumanovës (pika Ogrev dhe pika Bedinjë).
  • Të ndërpritet dezinfektimi i mëtejmë parandalues i objekteve kolektive të banimit, dhe ky obligim t’u bartet subjekteve private (shtëpiakët e banesave) që edhe deri më tani në përputhje me ligjin janë të obliguar të kujdesen për to.
  • Të ndërpritet dezinfektimi i mëtjemë parandalues në hapësirat publike në Komunën e Kumanovës, të vazhdohet me larjen e rregullt të rrugëve me natrium hipoklor sipas planit të definuar dhe dinamikës në NP “Pastrimi dhe Gjelbërimi”.
  • Në përputhje me masat paraprake të propozuara nga Qeveria e RMV i rekomandohet Kryetarit të Komunës t’i vëjë në funksion të gjithë shërbimet e komunës si dhe ndërmarrjeve publike dhe të ruhet funksionaliteti i komunës për nevojat e qytetarëve.
  • Në përputhje me kërkesat dhe takimit paraprak me përfaqësuesit e Këshillit socio – ekonomik lokal si dhe një nga kërkesat prioritare dhe për kthim të pjesshëm të transportit urban për nevojat e ekonomisë, i rekomandojmë Kryetarit të Komunës që në konsultim me Qeverinë e RMV në afat sa më të shkurtër të mundshëm të dalë me propozim për realizim të kërkesës së lartëtheksuar.
  • Në përputhje me vlerësimin e përgatitur paraprak për gjendjen epidemiologjike nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë për territorin e Komunës së Kumanovës, kërkojmë nga Qeveria e RMV që në procedurë sa më të shpejtë të miratoj masa adekuate, protokole dhe rekomandime për gjallërim të shpejtë të objekteve ekonomike (hoteleve, restoranteve, kafeterive, dugajava zejtare dhe njësive të vogla tregtare) në territorin e Komunës së Kumanovës me kushte, udhëzime dhe mënyra të determinuara qartë dhe precize, për mënyrën, vendosjen dhe rrregullimin e brendshëm të hapësirës funksionale në to.
  • Në përputhje me udhëzimet dhe rregulloret e Qeverisë së RMV, qytetarët në territorin e Komunës së Kumanovë janë të obliguar të bartin mbrojtje personale të fytyrës gjatë daljes jashtë shtëpive të tyre, gjegjësisht gjatë lëvizjes në vende dhe sipërfaqe publik të llojit të hapur dhe të mbyllur, transport publik dhe gjatë hyrjes në hapësira të mbyllura të operatorëve, të cilët për shkak të natyrës së tyre të veprimtarisë llogariten si vend tubimi të më shumë personave (institucione shtetërore, markete, shitore, banka, posta, vende të pritjes, institucione shëndetësore, etj.)

 

Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст