Spërkatje tokësore kundër mushkonjave, të enjten
Informohen qytetarët se më datë 10.09.2020 (e enjte), në ora 01.00, në territorin e komunës së Kumanovës, do të kryhet spërkatja e gjashtë tokësore kundër mushkonjave në formë të rritur. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë që të kryhet ky trajtim, dezinfektimi do të kryhet ditën e parë pasuese, kur kushtet e motit të jenë të favorshme.