Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetari i Komunës Dimitrievski takon Ambasadorin e Zvicrrës

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Dimitrievski, u takua me Ambasadorin e Zvicrrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH. T. Sibil Zuter Tehada. Në këtë takim pune u bisedua për projektet e suksesshme deri tani, si dhe për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen. Bashkë me Ambasadorin Tehada dhe Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, e vizituan Marketin Ramstor, ku është vendosur njëra nga shportat për reciklim të shisheve të plastikës dhe kanaçeve. Projekti “Plastikmat për qytet të pastër” është realizuar përbes prokurimit të makinave nga ana e “PAKOMAK” për selektim të mbeturinave duke siguruar softuerin dhe një aplikacion mobil, përmes së cilit qytetarët do ta kthejnë një shumë të caktuar për çdo shishe të kthyer në makinën për poena të gjelbër, që do t’i shfrytëzojnë në markete, ku janë vendosur. Ky projekt inovativ është financuar përmes Agjencisë për Zhvillim të Zvicrrës, të përfaqësuar përmes Ambasadës së Zvicrrës dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

 




Врати се на врвот
Големина на фонт
Боја на контраст