Donacion – 17 laptopë për Komunën e Kumanovës
Komuna e Kumanovës pranoi një donacion prej gjashtëmbëdhjetë laptopë nga Shoqata për Zhvillim Demokratik të Romëve “Sonce” -Tetovë. Donacioni, i cili do të dedikohet për mbështetje të nxënësve të shkollave fillore nga familje të rrezikuara sociale, u mor nga Kryetari i Komunës Dimitrievski. Donacioni është siguruar në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve lokale për zbatimin e Agjendës 2030 dhe parimi – Askush nuk duhet të lihet jashtë -“, në partneritet me Shoqatën e Komunave Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut – BNJVL. Projekti zbatohet nga NALAS-Rrjeti i Shoqatave të Autoriteteve Lokale nga EJL dhe BNJVL, në bashkëpunim me GIZ, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim